Aktualitet

Ministria e Jashtme: 7 shqiptarë kthehen në Shqipëri, i shpëtojnë luftës në Izrael! Mes tyre një i mitur

7 shqiptarë i kanë shpëtuar luftës në Izrael edhe kanë mbërritur në atdhe mbrëmjen e djeshme. Lajmin e bëri të ditur ministria për Punët e Jashtme dhe Evropës ku lajmëroi se mes tyre ishte edhe një i mitur.

Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur edhe 7 shqiptarë, mes tyre dhe një i mitur.

Pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – në një njoftim për shtyp – thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

‘Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.

Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.’-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë që më 8 tetor nga Izraeli u evakuuan 40 studentë shqiptarëtë cilët janë kthyer në Atdhe përmes ‘Air Albania’, e cila e ka kryer këtë shërbim pa asnjë pagesë. Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Exit mobile version