Uncategorized

Ministrja Kushi pret maturantin që shkëlqeu në 4 provimet me notën 10.00

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e nisi ditën  e sotme të punës me maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa”, Egnald Çela, i cili shkëlqeu në të katër provimet e Maturën Shtetërore, duke u vlerësuar me notën 10.00.
Egnaldi është maturanti i vetëm që mori rezultatet më të larta në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore këtë vit. Dhe për këto rezultate janë krenar jo vetëm familja e tij por shkolla dhe gjithë komuniteti që ai përfaqëson. Është një ndër maturantët që ka spikatur këtë vit me të njëjtin rezultat në të gjitha provimet e maturës. “Një mëngjes plot energji pozitive dhe optimizëm sot me Egnald Çelën, maturantin e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkëlqeu në Maturën Shtetërore të këtij viti si i vetmi maturant në të gjithë vendin që në të katër provimet u vlerësua me notën 10.00.

Egnaldi nuk ishte surprizë për mua sepse për shkak të rezultateve të tij të shkëlqyera çdo vit në shkollë, u përzgjodh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që të moderojë Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe që organizuam këtë vit me shkollat nga e gjithë Shqipëria.

Të rinj si Egnaldi janë frymëzim jo vetëm për bashkëmoshatarët e tij, por edhe për ne, që të punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur cilësinë në arsim por edhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin e talentit dhe ambicieve të tyre.

Urimet më të mira dhe suksese për Egnaldin që ka vendosur të studiojë për inxhinieri dhe ka pasion inteligjencën artificiale“, ka shkruar ministrja Kushi.

Exit mobile version