Aktualitet

Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR, Peleshi: Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO

Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi sot përmes rrjeteve sociale vijimi i misionit, çka u konfirmua përmes një ceremonie të zhvilluar enkas, ku palët shkëmbyen dhe flamujt respektivë.

“Kontingjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR”,- bënë të ditur Peleshi.

“Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë!”,- përfundon njoftimin e tij, Ministri Peleshi.

Ceremonia u zhvillua në “Camp Villaggio Italia”, seli e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-Ë) të KFOR-it.

Sakaq, këtë javë Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-ë), nga data 4 deri më 6 korrik 2023 stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës. Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

Exit mobile version