Kanë protestuar sërish sot banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar , pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Protestuesit e sotme në shenje proteste kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe ky bllokim ka bere qe ato të përplasen me efektivët e policisë. Policia menjehere ka qene ne vend ngjarje dhe ka filluar që t’i largojë protestuesit në mënyrë që të lirohet aksi rrugore, por janë përballur me rezistencën e qytetarëve. Thirrjet e qytetareve ne mbrojtje te prones tyre nuk kane te sosur.“Mos me prek”- dëgjohet të thotë një nga banoret, e cila kundërshton efektivët e policisë të cilët po tentojnë që t’i largojnë edhe me ndihmën e familjarëve të tyre. Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.