Në 24 orët e fundit,një qytetar nga Tirana ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur nga Covid-19. Sipas statistikave te publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19. Konkretisht harta gjeografike e pacienteve te konfirmuar ka rezultuar si me poshte:6 persona në Tiranë, 3 persona në Shkodër, 2 persona në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje. Sakaq, janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Po ashtu nuk duhen anashkaluar dhe numri I te sheruarve ne kete periudhe konkretisht janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika 18 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 333
Testime totale 2,036,968
Raste pozitive 333,390
Raste të shëruara 329,653
Raste Aktive 140
Humbje jete 3,597
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 109
Fier 11
Shkodër. 6
Vlorë 6
Berat. 4
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1