Akademiku Artan Fuga e lexon në një tjetër këndvështrim mënyrën e festimit të 7 Marsit, ditës së mësuesit.
Ai i ka uruar mësuesit, por u ka tërhequr vëmendjen që të mos pranojnë dhurata materiale.
Fuga u sugjeron mësuesve që t’i kthejnë, mos t’i pranojnë, për të mos shkatërruar nderin profesional dhe figurën e mësuesit.
“E them çdo 7 mars,
Mësues sidomos mësuese, urime për festën e shkollës. Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit.
Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet!
Në asnjë vend të qytetëruar mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënesit, buzëkuqe, brekë, ore të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky është degradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.
Nxënësit ju a japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten a shkojnë në stade të tjera e kujtojnë këtë xhest me neveri!
Është një vjedhje, hajdutëri, e fshehur gjoja pas respektit!