“Mos plaçkisni familjet”/ Artan Fuga apel mësuesve.
Uncategorized

“Mos plaçkisni familjet”/ Artan Fuga apel mësuesve.

Akademiku Artan Fuga e lexon në një tjetër këndvështrim mënyrën e festimit të 7 Marsit, ditës së mësuesit.

Ai i ka uruar mësuesit, por u ka tërhequr vëmendjen që të mos pranojnë dhurata materiale.

Fuga u sugjeron mësuesve që t’i kthejnë, mos t’i pranojnë, për të mos shkatërruar nderin profesional dhe figurën e mësuesit.

“E them çdo 7 mars,

https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpgMësues sidomos mësuese, urime për festën e shkollës. Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit.

Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet!

Në asnjë vend të qytetëruar mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënesit, buzëkuqe, brekë, ore të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky është degradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.

Nxënësit ju a japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten a shkojnë në stade të tjera e kujtojnë këtë xhest me neveri!

Është një vjedhje, hajdutëri, e fshehur gjoja pas respektit!

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X