Në një shëtitje në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugët kryesore e dytësore të tij, transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës nga Bashkia i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës. Kështu shprehet Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale, ku edhe ndau pamje nga muralet në pallatet e kryeqytetit.
“Ndërtesat e vjetëruara të periudhës së realizmit socialist janë tashmë si piktura të gjalla duke zbukuruar dhe sjellë një dimension të ri në jetën së banorëve të kryeqytetit po edhe turistëve që vizitojnë Tiranën, e cila zhvillohet dita ditës.”, tha AKT.
Falë festivalit të përvitshëm “Mural Fest Tirana2023” i kthyer tashmë në një traditë nga Agjencia e Dekorit pranë bashkisë së Tiranës, ideuar nga Henril Çule dhe kuruar nga Helidon Haliti, artistë të njohur ndërkombëtarisht si Marcus Gomad Debie, Zabou, Isakov, Maximiliano Bagnasko, Andreas Ëelin, Ives Covert, Tellas dhe shumë të tjerë i kanë dhënë jetë të re arkitekturës së pallateve të Tiranës, duke i kthyer ato në vepra arti.
Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të Tiranës.