Aktualitet

Muzeu Pavaresise ne Vlore, fluks vizitoresh nga diaspora, por edhe turiste të huaj.

Vlora nuk ofron vetëm bregdet, por edhe histori. Një numër i lartë i vizitorëve që kanë zgjedhur këtë qytet për pushime, nuk kanë lënë jashtë planeve të tyre edhe një vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

Më të interesuarit janë vizitorët nga diaspora, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe turistët e huaj.

Drejtori i ketij muzeu Istref Dobi, tregon se çfarë i kuriozon më tepër ata që zgjedhin të vizitojnë Muzeun e Pavarësisë.

“Një pjesë e mirë e vizitorëve të cilët paradite shijojnë diellin, detin, plazhin e qytetit, pasdite patjetër do të vijnë të vizitojnë edhe muzeun. Pjesa më e madhe e vizitorëve që vijnë në muzeun tonë janë përgjithësisht të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ata janë diku me raport 80-85%. Një pjesë e vogël janë të Shqipërisë edhe pastaj është një pjesë akoma më e vogël që janë të huaj pasi nuk është tani fluksi i vizitorëve të huaj. Ata janë përgjithësisht në periudhën e Majit dhe në periudhën e Shtatorit dhe Tetorit.

Dyert e Muzeut të Pavarësisë për këtë sezon turistik po qëndrojnë të hapura për të mirëpritur vizitorët me orare të zgjatura deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Kjo e favorizon më tepër edhe kthimin aty të atyre që kanë kuriozitet kryesisht gjatë orëve të pasdites ku kryhet edhe rituali i përditshëm i daljes në kulmin e sezonit turistik.

“Prej disa vitesh ne kemi aplikuar një orar tjetër që ne e quajme orari veror. Në muajt Korrik, Gusht deri në datën 10 Shtator, Muzeu Kombëtar i Pavarësis ka një orar fleksibel. Paradite është 8 deri ne 11 ndërsa pasdite është nga 17 deri në 22. Patjetër që efektet e këtij orari kanë dhënë rezultatin e tyre.”

Dobi tha se muaji Korrik dhe Gusht janë periudhat që shënojnë numrin më të lartë të vizitorëve.

Gjatë kësaj periudhe, rreth 150 vizitorë në javë është numri i turistëve që vendosin të kthehen në muze për t’u njohur me të shkuarën historike të formimit të shtetit shqiptar.

Exit mobile version