Shqipëria është me fat për vijën bregedetare, e nga veriu në jug ajo është e gjitha e frekentuar nga turistë dhe pushues vendas. Vetëm 74 km larg Tiranës, ndodhet një tjetër plazh i njohur ranor që e zgjedhin qindra pushues.
“Shumë i njohur është bregdeti i jugut përplazhet e tij, megjithatë shumë turistë dhe shqiptarë të Kosovës zgjedhin të pushojnë në plazhet e Adriatikut, dhe siç mund ta shikoni janë po aq të frekuentuar. Po flasim për Shëngjinin”.
Të huajt pëlqejnë edhe ushqimin.
Plazhet janë të mbushura plot. Sado të ecësh nuk do mund të vësh re asnjë hapësirë të pashfrytëzuar nga pushuesit.
Madje ata e dinë shumë mirë se kush është mjedisi i duhur për të qëndruar. Si këto dy turistë gjermanë që kanë ardhur me rulotin e tyre dhe kanë zgjedhur mes shumë të huajve pikërisht këtë hapësirë në Shëngjin.
Por shumë prej tyre, duan të zbulojnë çdo cep që ofron kjo natyrë e bukur në bregdetin e veriut. Të tjerë të huaj kanë rezervuar një varkë për të shkuar jo shumë larg plazhit të Shëngjinit, ndërsa ne I ndjekim në këtë udhëtim.
4 km larg nga plazhi i Shëngjinit, ndodhet një bukuri e natyrës. Po flasim për Ranën e Hedhun, ku me ne në këtë varkë janë turistë që kanë zgjedhur për ta parë.
Ndërsa shkojmë drejt destinacionit të radhës, ata shijojnë pamjen e bregdetit shqiptar.
Ndërsa për Ranën e Hedhun kanë dëgjuar nga dokumentarët.
Teksa i afrohemi bregut, pushuesit në varkë, nuk presin që ajo të ankorohet, por kështu e shijojnë mbërritjen për të shkuar me not në këtë breg të njohur për natyrën unike.
Shëngjini si çdo qytet tjetër ka njohur rritje të numrit të turistëve të huaj me 40% më shumë se viti i shkuar.
Por veç Shëngjinit, qyteti i Lezhës ofron të tjera alternativa për këdo që zgjedh atë vend.
Ky sezon është më i suksesshmi për Shëngjinin, i cili është zgjedhur nga pushuesit edhe për Shtatorin.