Aktualitet

Nën kontroll te plote situata e zjarreve në vend

Forcat e Emergjencave Civile në bashkëpunimn me efektivë të FA kanë bërë të mundur shuarjen e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në vendin tonë.

Në fshatin Jarua të Bashkisë së Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Zjarret janë shuar edhe në njësinë administrative Vergo të Bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të Bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të Bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim në Berat.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri në fshatin Arrëz të Bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos në Bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan të Bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve

Exit mobile version