Aktualitet

“Nëna na lindi saktë ju na bëni sakatë”, qytetarët në protestë për vogëlushen e dhunuar barbarisht

Qytetarë të shumtë kanë dalë këtë të hënë në protestë pas lajmit të bërë publik në emisionin “Stop” ku një edukatore dhunoi barbarisht një fëmijë në kopsht.

Njëra nga protestueset u shpreh se nëse një rast i tillë do të ndodhte me fëmijën e saj nuk do të toleronte.

“Ka pasur dhe raste të tjera që janë denoncuar më parë dhe ka vijuar të jetë i hapur. Do të kërkojmë që dhe kopshtet shtetërore të jenë me kamera. Institucionet duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta dhe të merren masa më të rrepta. Nuk di si do të reagoja po t’i ndodhte diçka fëmijës sim. Jo këtë gjë, por dhe diçka më të lehtë nuk do ta toleroja”, tha një protestuese.

Një tjetër protestuese tregoi një rast të sajin si dhe u shpreh se nuk mund të tolerohet dhuna.  

“Është një gjë që nuk tolerohet. Ka familje që i çojnë në privat, edhe pse nuk kanë mundësi. Kam dëgjuar plot raste që i rrahin fëmijët dhe u bëjnë presion psikologjik. Një herë fëmijës i ka rënë rafti. Justifikimi ishte që fëmija është afruar e përplasur. U kërkova llogari, por u justifikuan”, tha një tjetër qytetare.
Rasti është denoncuar nga prindërit, të cilët kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën e tyre, të cilin e gjetën me këmbë të thyer, të mërkurën e 1 nëntorit.


Në rrëfimin e tyre për ‘Stop’, ata tregojnë se fillimisht u lajmëruan nga kopshti se vajza e tyre kishte lënduar këmbën dhe se diçka mund ta kishte pickuar.

Nuk dihen rrethanat në të cilat 3-vjeçarja mund të ketë thyer këmbën, por në pamjet filmike të marra nga mjediset e kopshtit, shihet qartë ndërsa dhunohet nga edukatorja e saj.

Exit mobile version