Aktualitet

Ngadalsohet ikja e mjekëve nga Shqipëria. Në 2023 largimet u ulën me 16%

640 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë janë larguar nga Shqipëria përgjatë vitit 2023. Por në krahasim me 2022-in ka një rënie me 16%.

Sipas të dhënave nga Urdhri i Infermierit për vitin 2023, 493 infermierë janë pajisur me certifikatën e sjelljes së mirë, një dokument ky që shërben për punësim ose shkollim jashtë vendit.

Kjo shifër ka një rënie me 14% në krahasim me vitin 2022, megjithatë është një nga vitet me më shumë të larguar që nga 2018-ta. Në 6 vite të paktën 2 mijë infermierë kanë ikur nga Shqipëria.

Ndërsa sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, 147 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë vjet, një rënie me 23% po ta krahasojmë me vitin paraardhës.

Ndryshe nga sa ndodh me infermierët, largimet e mjekëve në vitin 2023 janë më të ulëta edhe sesa periudha para pandemisë. Në vitin 2018 morën certifikatën e sjelljes së mirë 164 mjekë, 17 më shumë sesa në vitin e kaluar.

Exit mobile version