Kujdesi i shikimit për fëmijë, është programi që ka pak muaj që ka nisur punën në shkollat e vendit. Nëpërmjet këtij programi synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrigjimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri. Nuk do të ketë më flukse të radhave të stërgjatura pranë okulistëve në prag të fillimit të shkollave, fenomen ky i hasur cdo vit. Për të parandaluar sadopak këtë problem kaq të madh të hasur tek fëmijët, sot ka nisur zbatimi i projektit në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Tiranës. “Bashkëpunim me Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 filluam nismën për “DEPISTIMIN ORTHOPTIK TË SYRIT”. Kjo nisëm ka për qëllim identifikimin në kohë të strabizmit dhe të ‘syrit dembel’ tek fëmijë”, thuhej në një publikim ne rrjetet sociale te drejtorise se kopshteve dhe cerdheve ne Tirane. Programi kombëtar i depistimit të shikimit për fëmijët parashikon që vizitat do te jenë falas për të gjithë fëmijët dhe do të ndiqet më pas një plan individual në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, për të gjitha ata fëmijë që do të identifikohen me probleme të shikimit.
Program përfshin tre etapat, me zbatim të menjëhershëm për vlerësimin e të gjithë fëmijëve të sapolindur; më pas në vitin e parë të jetës, përkatësisht në 6 mujorin e dytë dhe mandej do të shtrihet në shkolla. Nga ky program përfitojnë 270 mijë fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, që nga të sapolindurit. Ky program synon të ketë fokusin tek parandalimi, edukimi duke ofruar shërbime të reja socio-shëndetësore në strukturat e arsimit, pra do të jetë një program i integruar në shkollë.