Aktualitet

Si pritet të ndryshojë Kodi Rrugor, nga pagesa e gjobave në kohë deri tek shpejtësia në autostradë.

Ndryshmet në Kodin Rrugor, duket se ka gjetur dakordësinë e të gjitha palëve për Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Kodi rrugor do te ndryshoj ne disa pika qe kane te bejne direkt me drejtuesit e automjeteve. Ndryshe nga vitet e tjere kete here duket se Komisioni eshte treguar me doreleshuar duke I lene mundesi me te medha drejtuesve te automjeteve.

Një nga pikat me te rendesishme që pritet të ndryshojë është afati i pagesës së gjobave. Aktualisht ne ditet e sotme për të paguar një gjobë pa kamatë vonesë është përcaktuar një afat prej 5 ditësh. Ky afat do të ndryshojë dhe është propozuar të trefishohet duke shkuar në 15 ditë, duke i lënë më shumë kohë shqiptarëve të paguajnë fletën e gjobës në kohë. Pritet po ashtu të ndryshojë edhe falja e gjobës. Nga 20% ulje që ofrohe aktualisht për pagesat në afat, ulja do të shkojë në 50%. Ndryshimet e Kodit Rrugor synojnë që të ndërgjegjësojnë shqiptarët mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit. Ndërkohë, shpejtësia në autostradë do të ndryshojë.Nga maksimumi prej 110 km/h që është aktualisht, shpejtësia do të lejohet deri në 130 km/h. Kjo kërkesë erdhi pas shqyrtimit se rrugët e Shqipërisë janë në gjendje të ofrojnë siguri me këtë shpejtësi lëvizje. Po ashtu një njoftim i publikuar më parë lidhet edhe nga vlefshmëria e të gjitha patentave që do të zgjatet me 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë.

Exit mobile version