Aktualitet

Niveli i kalueshmërisë për Gjuhën e Huaj 96%. Notën 10 e morën 24% e nxënësve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njoftoi publikimin e rezultateve të provimit të parë maturës. Rreth 30 mijë maturantë kanë mundësi të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.

Në këtë provim niveli i kalueshmërisë është 96% dhe rreth 24% e maturantëve kanë marrë notën 10.

Këtë vit Ministria e Arsimit aplikoi dy ndryshime, duke hequr fletët e përgjigjeve për provimet, si dhe maturantët nëse do të kenë kontestim për notën, mund të bëjnë ankim dhe më pas bëhet rivlerësim i testit.

Por një gjë nuk ndryshoi nga vitet e shkuara, pavarësisht rregullave të vendosura, ku pas nisjes së provimit të Gjuhës së Huaj, teza u publikua në rrjetet sociale.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj, maturantët iu nënshtruan më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe. Ndërsa më 13 qershor ata do të provojnë njohuritë e tyre në provimin e Matematikës, kurse më 19 qershor të lëndës me zgjedhje.

Ndaj ministrja Kushi bëri ka një thirrje për nxënësit dhe mësuesit që të respektojnë rregulloren dhe me korrektësi të garantohet një proces mature i qetë dhe me standarde.

Exit mobile version