Shendetesi

Plani i masave për sezonin veror, Manastirliu: Nga 15 Qershori hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike

Publikohet plani I masave nga Ministria e Shëndetësisë për sezonin verorë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook,  ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

Ministria e Shëndetësisë, njoftimi zyrtare.

Nga 15 qershori, 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike do të jenë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook,  ka bërë të ditur hapjen e qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit. ’30 qendra shëndetësore verore  do të hapen më 15 Qershor  në zonat turistike malore dhe bregdetare, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.’- shkruan Manastriliu.Prej 9 vitesh qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, hapen çdo 15 Qershor. Këtë vit është shtuar edhe një qendër e re shëndetësore verore në Spille dhe janë në total 30 qendra shëndetësore verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregedet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator.

Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjollë, dhe Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalzit, Currila, Plazhi i vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, Spille, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit. Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore, të cilat kanë vendndodhjen përkatësisht në: Pogradec; Lushnjë në plazhin e Divjakës; Fier në plazhin Darëzezës; Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër (Vlorë), Radhimë, Orikum. Në Bashkinë Himarë në 6 plazhe, konkretisht në: Palasë, Dhërmi; Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.

Exit mobile version