Sot hapen thirrjet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshtet e kryeqytetit.Këtë lajm e ka bërë me dije drejtoria e Përgjithshme e cerdheve dhe Kopshteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale në të cilin shkruhet: “Të nderuar prindër! “Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve” ju njofton se: Aplikimet zyrtare për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkise Tiranë, do të kryhen pranë çdo çerdheje, në datat 05 – 09 Qershor 2023, nga ora 09:00-14:00. Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim. Ju mirëpresim!”, përfundon njoftimi I rëndësishëm për prindrit që do të këne mundësi të regjistrojnë fëmijët në cerdhe dhe kopshte. Në postim bëhen të ditura jo vetëm afatet por dhe kriteret që duhet të plotësojnë fëmijët për tu regjistruar në cerdhe dhe në kopshte. Gjithashtu në kriteret e pasqyruara një vëmendje të vecantë zënë edhe fëmijët me probleme si ato me aftësi ndryshe etj. Një ndër problematikat kryesore që vlen për tu theksuar është dhe mundësia e regjistrimit online. Këtë metodë regjistrimi nga përvojat e dy viteve të mëparshme thuhet se vetëm një target grup I konsiderueshëm prindrish kanë mundur ta përdorin e-albanian për të regjistruar fëmijët. Këtë vit kanë marrë masat e duhura që kush nuk ka mundësi nga prindrit të regjistrohet onlinë mund të dorëzoj dosjen me dokumentacionet përkatëse në cerdhen ose kopshtin e interesuar. Urojmë që prindrit të kënë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshtet dhe cerdhet ku ata kanë më me përparimsi.