Aktualitet

Vrasja e adoleshentit ne Gramsh reagon Ministrja e Arsimit: Institucionet dhe familja të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative tek të rinjtë

Sot një adoleshent në Gramsh  ka gjetur vdekjen nga një sherr mes bashkemoshatarësh. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku një 15-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar i tij pasi i godit me thikë. Teksa shprehet e tronditur për këtë ngjarje të rëndë, ministrja thotë se institucionet dhe familja duhet të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative tek të rinjtë. Në reagimin e saj, ministrja Kushi thotë se duhet “të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër”.

Reagimi  zyrtarë I Ministres së Arsimit

Jam thellësisht e tronditur nga ngjarja e ndodhur sot në Gramsh, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me bashkëmoshatarët e tij.

Pavarësisht se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugë, jashtë mjediseve të shkollës, institucionet tona arsimore, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, prindërit dhe familjet, duhet të forcojmë më shumë bashkëpunimin për të luftuar fenomenet negative tek fëmijët dhe të rinjtë, të cilat çojnë në ngjarje të tilla të rënda.

Një nga prioritetet në sistemin tonë arsimor është forcimi i sigurisë në shkolla, për të cilën punojmë fort duke rritur nga viti në vit numrin e punonjësve të shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, si dhe duke i trajnuar ata dhe mësuesit në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, ne duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri që të rrisim vigjilencën për të parandaluar, identifikuar dhe menaxhuar raste të konfliktit në shkollë, familje dhe kudo tjetër. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e adoleshentit, duke shpresuar që të mos kemi kurrë më ngjarje të tilla.

Exit mobile version