Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri po rritet frikshëm.
Ndonëse nuk ka statistika zyrtare, mendohet të jenë diku te 50-60 mijë përdorues. Megjithatë ekspertët thonë tashmë se këto shifra janë dyfishuar dhe peshën më të madhe e zë grupmosha nga 18-27 vjeç. Ajo që e bënë edhe më dramatike situatën në Shqipëri është se nuk ka qendra rehabilitimi për personat e droguar.
Një familje që ka në rrethin e saj përdorues droge, duhet të paguaj shuma marramendëse në klinika jashtë vendit; çka nuk është e aksesueshme për të gjithë. Kjo edhe për shkak të stigmës.
“Qendra të vërteta rehabilitimi, sepse ne jemi qendër ditore, qendra rehabilitimi janë shumë të pakta. Janë qendra ditore rezidenciale, por janë në numër të kufizuar nëse e krahasojmë me pjesën e masës së gjerë të individëve që kërkojnë ndihmë dhe që janë pjesë e këtij rrethit vicioz që sapo thamë“- Oltion Korreshi, punonjës social nga Aksion Plus.
Ka disa qendra ditore rezidenciale të organizatave ndërkombëtare që iu vijnë në ndihmë individëve të heqin dorë nga droga duke i trajtuar me metadon, por raste të tilla i ngjajnë ‘një pike uji në mes të një oqeani’.
“Duhet thënë që është e pamjaftueshme, si ndihma që Aksion Plus jep përtej mundësive tona, sepse ne në Aksion Plus jemi 7-8 individë. Vetëm kjo pjesë bënë ndihmesën dhe trajtimin e 250 individëve, që është trajtim ditor. Mendo se sa kohë më mbetet mua si punonjë social të kontaktojë, të ndihmojë, të orientojë një individ në një ditë të caktuar. Prandaj po them që është e pamjaftueshme”- tha Korreshi.
Situata me përdoruesit e drogës duket se ka mbërritur në pikën SOS. Shitësit e drogës gjithnjë e më shumë po synojnë nxënësit e shkollave për të rritur numrin e klientelë