Një zjarr ka shkrumbuar një pallat 10-katësh në Tiranë Dëme të shumta materiale dhe ankth tek banorët e gjithë kompleksit të banimit. Pallati gjendet në zonën e ish-parkut të Autobusëve dhe ende nuk ka një informacion mbi shkaqet që solli këto pasoja. Flakët kanë nisur rreth orës 14:20, në pallatin që ndodhet në rrugën “Sali Butka”. Copa polesteroli teksa digjheshin me shpejtesi dhe shkeputeshin nga katet e larta sa vinin e shkrumbonin edhe fasadat e jashtme te pallatit te ri. Forcat e zjarrfikëseve kanë qënë të pranishme në ngjarje në mënyrë të menjëherëshme dhe fal stafit tyre kanë mundur te lokalizojne dhe zjarrin. Shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj tha se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në katin e dytë ndërkaq, ai shton se dy zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri. Sikurse duket nga pamjet e pasqyruara nga mediat, gjithçka brenda banesës është shkrumbuar dhe dyshemeja është mbuluar nga uji që ka shuar zjarrin. Sipas drejtorit të zjarrfikëses në Tiranë, situata po normalizohet dhe fatmirësisht nuk ka banorë të lënduar nga zjarri. Ende nuk dihet sesi u shkaktua zjarri dhe nga ku nisi që u përhap më pas në disa apartamente dhe dogji fasadën e jashtme të pallatit të ri. “Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit dhe rezultatet përfundimtare. Do jemi të gjithë këtu deri në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe deri sa të sigurohemi që nuk kemi humbje jete qytetarësh. Zjarri ka qenë i shtrirë në pjesën e jashtme të objektit, dyert janë të blinduara. Të dëmtuara janë vetëm banesat që janë hapur dritaret”.theksoi Drejtori I Zjarrfikëseve. Ai shton se është dëmtuar fasada e objektit nga të dyja anët e pallatit. “Zjarret në pallate në Tiranë ndodhin në një banesë dhe në 0.5% të rasteve kur zjarri ka kaluar nga një banesë në tjetër. Ky rast ishte i rrallë dhe ka bërë që këtu të mblidhen të gjithë punonjësit e zjarrfikësit, Tiranës, Vorës dhe Kamzës. Është dashur një kohë e gjatë për të vënë në kontroll. Fasada e objektit e ka përhapur zjarrin. Nuk kemi zjarrfikës të dëmtuar. Situata e zjarrit është nën kontroll. Zjarri ka qenë në katin e dytë të objektit dhe në pjesën e sipërme, por kjo mbetet për tu parë sesi është përhapur zjarri. Ndërkaq edhe pse janë udhëzuar nga zjarrëfikësit që banorët e zonës të ikin nga vendi I ngjarjes, në oborrin e pallatit ka sërish turma banorësh disa të pikëlluar nga ngjarja disa të tjerë të frikësuar nga rreziku I flakëve të zjarrit: theksoi Goxhaj. Ndërkaq banorët e kompleksit të pallateve monitorojnë cdo lëvizje të zjarrfikseve dhe policisë për lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij. “Jam këtu që nga momenti që ka filluar zjarri, shtëpinë e kam tek pallati ngjitur, policia na ka udhëzuar që të qëndrojmë jashtë. Uroj që zjarri të shuhet sa më shpejtë dhe sa më pak dëmë. Unë jam e siguruar për efekt kredie dhe shpresoj që të mos kemi probleme por edhe po të kemi unë jam e mbuluar. Ne sigurohemi vetëm kur jemi të detyruar sepse nuk e kemi educate siguracionet”, tregon Mariela Agalliu banore e pallatit ngjitur me pallatin që ra zjarri. Ngjarja nuk mbaron me kaq në cdo kënd të pallateve shikon grupe njërëzish të shpërfytyruar nga zjarri. “ I gjithë mundi i jetës po më shkatërrohet para syve. E kam blerë me mund e me djers”,bërtet me sa ka fuqi njëra nga banoret e pallatit që u përpi nga flakët sot.
Ecuria e Tregut te Sigurimeve per periudhen Janar Korrik
Në Janar – Korrik 2023 tregu i sigurimeve ka patur një rritje prej 11.22%, krahasuar me Janar – Korrik 2022. Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,331,087 mijë lekë duke arritur shifrën 13,197,626 mijë lekë. |
Numri i kontratave arriti në 794,312 duke shënuar një rritje me 12.58% krahasuar me Janar – Korrik 2022. |
Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,144,117 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 11.79% krahasuar me Janar – Korrik 2022. |
Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 716,899 duke shënuar një rritje në masën 13.25% krahasuar me Janar – Korrik 2022. |
Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 1,042,408 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 5.11% krahasuar me Janar – Korrik 2022. |
Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 77,399 duke shënuar një rritje në masën 6.75% krahasuar me Janar – Korrik 2022. |
Në Janar – Korrik 2023 janë paguar gjithsej 3,918,916 mijë lekë dëme ose 5.43 % më shumë se në Janar – Korrik 2022. |
Numri i dëmeve të paguara në Janar – Korrik 2023 është rritur me 1,363 dhe arriti shifrën 36,151, nga të cilat 33,458 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 2,653 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. |