Aktualitet

OBSH ngre alarmin për klimën, 60 000 jetë të humbura nga nxehtësia ekstreme në 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë në listën e emergjencave shëndetësore ndryshimet klimatike, që po japin jo pak efekt në shëndetin e popullatës globale. Sipas ekspertëve të shëndetësisë botërore, shkaqet kryesore të vdekjeve, sëmundjeve dhe vuajtjeve të lidhura me klimën vijnë nga ekspozimi ndaj ngjarjeve ekstreme të motit gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive, duke përfshirë valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë, si dhe ngjarjet me fillim të ngadaltë si thatësirat. Valët e të nxehtit në të gjithë Evropën po ndikon në shëndetin dhe jetesën e miliona njerëzve. Vetëm në vitin 2022 sipas OBSH  60 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem. Parashikimet flasin se deri në 2050 kjo shifër mund të rritet në 120 000 vdekje të lidhura me nxehtësinë çdo vit. Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e valëve të të nxehtit dhe nxehtësia ekstreme në muajt e verës po bëhet normë, jo përjashtim deklarojnë ekspertët botërore. Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të të moshuarve, foshnjave, njerëzve që punojnë jashtë dhe atyre që janë të sëmurë kronikë. Nxehtësia mund të shkaktojë lodhje dhe goditje nga të nxehti dhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese mjekësore si sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe veshkave ose çrregullime mendore.

Exit mobile version