Aktualitet

“Reduktimi i urbanëve do vijojë”

Memaj: Subvencionim, të hiqet akciza e naftës ose të rritet bileta

Këtë fillim jave qytetarët janë përballur me një reduktim të flotës së autobusëve që operojnë në linjat e transportit publik në Tiranë.

Reduktimi i autobusëve urbanë, nuk ka sjellë vonesa të mëdha për pasagjerët, pasi janë favorizuar nga ulja e trafikut në rrugët e kryeqytetit për shkak të sezonit veror.

Për disa linja qytetarët thonës e vonesat ishin mbi 20 minuta.

Drejtuesit e Unionit të Transportit Publik kanë bërë të ditur se reduktimi i flotës së mjeteve do të vijojë pasi kompanitë janë në krizë financiare.

 “Operatorët nuk është se përfitojnë ndonjë subvencion financiar dhe ajo që kemi kërkuar është ulja e pragut të TVSH-së, heqja e akcizës ose rimbursimi i kategorive që ofrojnë falas”, tha Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit urban.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë qendrore dhe asaj vendore për plotësimin e kërkesave të tyre, për përballimin e kësaj krize, sepse nuk do jetë e largët dita që shumë operatorë do detyrohen të heqin mbi 60% të mjeteve për shkak se të pamundësisë për të përballuar kostot.

Operatorët, aq mundësi financiare sa kanë aktualisht, atë flotë dhe ato mjete janë duke operuar  sot që ne flasim, pra për të ofruar shërbim minimal për qytetarët në mënyrë që mos të ngelin në rrugë. Reduktimi i flotës do të jetë nga dita e sotme dhe në vijim deri në reagim nga institucionet përgjegjëse. Kjo nuk është presion ndaj asnjë institucioni. Ne nuk jemi këtu për të shpallur luftë as ndaj qeverisjes vendore, as ndaj qerverisjes qendrore. Ne jemi këtu për të shprehur problematikat dhe hallet që kanë operatorët dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët në mënryë që shërbimi të ketë vijueshmërinë e saj”, u shpreh Kostandin Foni, përfaqësues i shoqatës.

Kryebashkiaku Veliaj iu është përgjigjur shoqatave të transportit publik duke i kërcënuar me heqjen e e licencës.

“Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht  licencën. Më rezulton, në këtë orë, të gjithë kanë dalë në punë por ftesa ime është që në 2023 kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Nuk ecet përpara me ultimatume”.

Gjatë një dite në linjat e transportit urban në Tiranë udhëtojnë rreth 250 mijë pasagjerë dhe 8% e tyre përfitojnë transport falas.

Exit mobile version