Aktualitet

Penisionet, rritet mosha për gratë nga 61 vjeçe e 6 muaj, prej janarit shtohet me 2 muaj më shumë

Shtohen muajt për gratë që do të dalin në pension këtë vit. Nëse deri në Dhjetor të 2023 një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, duke filluar nga ky muaj ajo del në pension edhe 2 muaj më vonë.

Ky vendim i rritjes së moshës për gratë ishte e parashikuar në reformën e pensioneve e cila ka hyrë në fuqi që prej vitit 2015, por që këtë vit nis rritja me 2 muaj.  

Referuar kësaj reforme për burrat mosha për të dalë në pension është 65 vjeç dhe ky nivel nuk parashikohet të ndryshojë edhe për disa vite. Megjithatë për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore, pra vjetërsia e tyre e punës që deri vitin 2023 ishte 38 vjet, me skemën e re do t’u duhen 38 vjet e 4 muaj për të përfituar pensionin.

Prej disa vitesh skema e pensioneve ndryshon, për shkak të reformës së 2015 dhe pritet të ndalet në 2056, kur mosha e daljes në pension do të barazohet në 67 vjeç si për gratë, ashtu edhe burrat.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore aktualisht në të gjithë vendin janë rreth 700 mijë pensionistë.

Exit mobile version