Edhe këmbësorët që nuk do të respektojnë si duhet rregullat e qarkullimit rrugorë do të marrin gjoba. Jo vetëm kaq por, Policia Rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve për kalime të parregullta në rrugë. Ditët e fundit, rrugorët kanë aplikuar gjobat në vlerën e 10 mijë Lekëve të vjetra për ata këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës, jo në vendkalimet e përcaktuara apo vija të bardha.
Në videon e shpërndarë nga Policia Rrugore, janë evidentuar me pamje disa raste të kalimit të parregullt në rrugë nga ana e qytetarëve, të cilët janë gjobitur me masë administrative.
Raportet e Policisë Rrugore kanë evidentuar kalimet e parregullta të këmbësorëve si burim aksidentesh në shumë raste.