Fëmijët probleme me dhëmbët. Lajmin e bëjnë me dije ekspertët e fushës së shëndetit dentar. Në lajm konkretisht thuhet se dhëmbët e prishur janë një problem në rritje për fëmijët dhe të rinjtë. Stomatologët referojnë se përballen çdo ditë me pacientë që janë prekur nga kariesi dentar nisur prej moshës 2-vjeçare.
“Rreth 45% e fëmijëve të moshave 2-19, preken nga sëmundjet karioze”,- prof.Belisa Kaleci stomatologe.
Por cilat janë shkaqet që cojnë në prishjen e dhëmbëve?
“Dieta, por ka edhe faktorë të tjerë, dy kryesorët janë konsumi i dietave me karbohidrate dhe higjiena e dobët”,-tha ”,- prof.Belisa Kaleci stomatologe.
Dhe kur flasim për higjienë të dobët orale tek fëmijët, mjekja e drejton gishtin tek prindërit.
E kur bëhet fjalë për këshilla stomatologia kërkon të bëhet kujdes me përdorimin pastës së dhëmbëve e cila duhet të jete me përmbajtje fluori, ndërsa furçat duhen ndërruar herë pas here. Silanizimi i dhëmbëve në moshat pediatrike do të ndihmonte dhe në ruajtjen e tyre të pa dëmtuar.