Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar publikimin e testeve model model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Testet model shërbejnë për orientimin e maturantëve, duke iu referuar testeve të viteve të kaluara.
“Kjo është një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara se vitet e shkuara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mëposhtë linku ku mund të gjeni modelet e testeve:
http://qsha.gov.al/msh.html