Jemi zyrtarisht në stinën e verës dhe shumë prej jush me siguri keni nisur të planifikoni pushimet.
Teksa po shfletoni “ofertat” për të vizituar plazhet e Europës apo deri në Dubai, Maldive apo Afrikën e Jugut, mediat prestigjoze gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.
Të dhënat e turizmit gjithnjë e në rritje në vendin tonë, duket se konfirmojnë interesin e shtuar ndjeshëm të vizitorëve të huaj për vendin tonë, i dëshmuar qartazi nga ana tjetër edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura si CNN, BCC, The Sun Washington Post, The Guardian apo mediave belge.
Më së shumti bie në sy interesi i shtuar i britanikëve, të cilët për të disatën herë tashmë, The Sun i cilëson ishujt e Ksamilit si “Maldivet e Europës”, me kosto më të ulët sigurisht.
Sipas agjencisë prestigjioze të rankimit të resorteve turistike në mbarë botën ku çdo turist e konsideron si reference për te mësuar se sa i vlefshme është një resort apo hotel në mbarë botën, Tripadvisor, ka renditur resortin e Ksamilit, si të tretin me të preferuarin nga 20 destinacione turistike në mbarë botën për pushuesit britanik për këtë vit.
Ne shkrimin me titull: “Të gjithë do shkojmë me pushime në Shqipëri”. Resorti i mrekullueshëm ne Ballkan i bashkohet listës se Tripadvisor ndër 20 më të kërkuarit për britaniket”, tabloidi me anti-shqiptar ne informim, Daily Mail, detyrohet te raportojë lajmin për Ksamilin, ku thekson se ky resort vjen pas plazhit të Badesit në Sardenja të Italisë, dhe qytetit malor të Hakone-machi në Japoni.
Artikulli i bërë së fundi nga The Sun ishte ndoshta më i paprituri e më i godituri nga të gjithë. Prestigjiozja britanike nuk ngurroi të krahasonte Ksamilin dhe njërit prej vendeve më të bukura të botës, të konsideruara si parajsa mbi tokë: Maldivet. Dhe nuk ju kushton thuajse asgjë, theksohej që në titullin e shkrimit- fluturimet janë vetëm 27 paundë. Plazhet e bukura me rërë të bardhë, ujërat e paprekura dhe kasollet piktoreske prej druri, i kanë kthyer Maldivet në një destinacion ëndrrash – por e gjithë kjo vjen me një çmim të lartë. Pushuesit që duan të shijojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 paundë në fluturimet e kthimit, do të mbeten padyshim të kënaqur të mësojnë se ka një alternativë më të lirë, shumë më afër shtëpisë, thotë The Sun, që shpjegon më tej vendndodhjen gjeografike të vendit tonë mes Malit të Zi dhe Greqisë, ndërsa kujdeset të theksojë vëmendjen e madhe që ka marrë sidomos vitet e fundit me një fluks të ndjeshëm vizitorësh.Por Shqipëria ka rrëmbyer së fundi edhe vëmendjen e gjigandit mediatik BBC, e cila i ka kushtuar një emision të tëra bukurive të vendit tonë. Ai mban titullin “Mrekullitë e Shqipërisë”, dhe është pjesë e emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës.