Së shpejti do të bëhet transplanti i veshkës në shërbimin e Nefrologjisë në QSUT.
Ndonëse ky projekt ka nisur para disa vitesh në bashkëpunim më një ekip mjekësh italianë, u arrit të kryhej vetëm një transplant pasi ky shërbim në QSUT nuk ofronte kushtet e përshtatshme.
Por tanimë vjen një lajm i mirë për pacientët me insuficiencë renale të theksuar pasi do të mund të kryejnë transplant në spitalin publik.
“Bëhet fjalë për të nisur me transplantin e veshkës, besojmë Brenda vitit do të nis transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbështetjen e mjekëve Italianë”-shprehet Arben Gjata.
Laboratori i ri dhe riknostruksioni i ambienteve në spitalet publike , sterilizimi i pajisjeve mjekësore do te bëjnë të mundur tashme që të kryhen dhe ndërhyrje të këtyre përmasave që deri më tani janë kryer jashtë Shqipërisë apo në spitale jopublike.
“Kërkon përpilimin e ligjit të veçantë futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve europiane dhe bindjen e popullatës që të dhurojë organet se bëhet fjalë për mëlçinë që merret nga donatorë të gjallë që kanë humbur jetën dhe që mund të dhurojnë organet”– shton Arben Gjata.
Transpalnit i veshkave deri më tani është mundësuare falë paketave spitalore ne spitale jopublike të financuara nga fondi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor./TCH