Korrupsioni ne Qendren Spitalore “Nene Tereza” duket se ka prekur dhe instancat me te uleta. Pas nje denoncimi te bere nga nje qytetare e kryeqytetit një mjek dhe një teknik imazherie të cilët punonin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e Tiranës. N. M, mjek dhe A. M, teknik imazherie, thuhet ne denoncim se u morën para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit. Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, B. V. kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa raste të korrupsionit. Korrupsioni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijonte prej kohësh nga mjeku N.M dhe tekniku i imazherisë A. M. Ata u vunë në pranga me dyshimet se u kërkonin para qytetarëve për të kryer skaner. Këta persona u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Sipas të dhënave te vertetuara nga denoncuesit shumat monetare te kerkuara varionin nga 100-150 mijë lekë të vjetra. Rrjeti I korrupsionit “mafioz” me pacientet e brendeshem dhe te jashtem te QS eshte prishur nga njëra pre qytetarëve, e cila ka kallëzuar mjekët në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh. Tashmë pretendohet se janë mbledhur të dhënat e mjaftueshme, që implikojnë këta dy persona në skemën e korrupsionit. N. M, mjeku 63-vjeçar së bashku me teknikun e imazherisë, A M, merrnin rryshfet për tu bërë skaner qytetarëve në QSUNT. Hetimet për to kanë nisur rreth tre javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.