Aktualitet

Studentet ne Shqipëri ende pa mundesi per kredi. 

Vetem ne Shqiperi Studentet nuk mund te marrin kredi. Ne vendet europiane kredia studentore u jep mundësinë të rinjve që të marrin ndihmesë financiare për të përballuar tarifën e shkollimit. Në vendin tone deri tani kredia studentore ekziston ne draft dhe pritet të vihet në zbatim, shihet si një mundësi për përballimin e shpenzimeve në vitet e studimit, dhe studentët kërkojnë që të trajtohen si të rritur jo si barrë të familjeve të tyre. Sipas kushteve të kredisë, studentëve u jepet mundësia të shlyejnë detyrimet gjatë kohës së punësimit. Kredia studentore është instrument që përdoret shumë në vendet e zhvilluara. Ndërsa univeresitet në Shqipëri ofrojnë dy zgjidhje, bursat e studimit për studentët me mesatare të lartë, duke mos paguar tarifën e studimit dhe mundësinë e pagesës me 2 këste të tarifës së shkollës. Edhe pse pa dhënë një afat ministrja Evis Kushi ka deklaruar se shumë shpejt do nisin aplikimet, por pa ndarë detaje.

Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë aplikimi i kredisë studentore siç e parashikon ligji i arsimit të lartë, ende nuk janë bërë publike detaje të reja për mënyrën sesi do të procedohet. Ndërkohë studentët shprehen mosbesues ndaj kësaj nisme, që e shohin si mundësi për të përballuar shpenzimet gjatë viteve të studimit.

“Universitetet publike në Shqipëri nuk ofrojnë kredi studentore, edhe pse në ligjin e arsimi të lartë të vitit 2015 konkretisht në nenin 114 thuhet se: Kredia studentore është e hapur për aplikim për të gjithë studentët që fitojnë të drejtën për studime në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.”

Për studenten e gazetarise Esmeralda Shehu kredimarrja studentore ende nuk funksionon ne vendin tone, pasi kërkesat e studentëve si edhe në shumë raste të tjera nuk shihen me prioritet.

“Qeveri ka treguar që i vonon nevojat e studentëve dhe gjatë viteve megjithëse ne kemi shumë problematika të tjera të cilat vazhdojnë të vonohen edhe pse janë në fuqi. Edhe bursat ne I kemi marre me vonese gati 5 muaj”, theksoi Shehu.

Studentet shprehen shume mosbesues dhe ndaj premtimit të ministres së arsimit Evis Kushi se shumë shpejt do të bëhet e mundur që studentët të aplikojnë për të marrë kredi.

“Kredia studentore mund të shërbej në mundësinë e zgjedhjes, si në trajtimin e  studentëve si adult dhe si individë në shoqëri dhe jo si barrë e familjeve”, vion Shehu.

Exit mobile version