Një mjek për të “shëruar” plagët e hapura të qytetit të Kukësit. Kuksianët tashmë, shpresojnë se kanë gjetur të “parin e tyre” dhe presin vetëm 14 majin për t’a konkretizuar atë .Kukësi shpreson se këtë herë ka gjetur kandidatin e duhur pasi mund të ndërtohet çdo ditë, rrugë a pallate, lulishte apo qendra sportive, shkolla apo parqe por janë banorë ata që vendosin standardin jetësor. Dhe standarti i jetës në Kukës sa vjen e ulet. “Mund të investojmë në ekonomi, turizëm, bujqësi. Mund të sjellim ujë e drita 24 orë, të bëjmë plane afatgjata apo afatshkurta. Mund t’i arrijmë të gjitha këto, por për sa kohë nuk kemi njerëzit tanë këtu, për t’i jetuar e shijuar të gjitha sëbashku, ne vetëm sa kemi gënjyer rëndë veten. Pak ditë më parë ishim vizituam kuksianët në Angli, e atje u bëmë shpresëplotë se një ditë, kursimet dhe përvojën e tyre do e sjellin në Kukës, për t’i dhënë frymë njerëzore kësaj copëze Shqipëri të nëpërkëmbur. Një ditë këta të rinj e të reja do frymojnë prapë në lagjet e qytetit e fshatrave, do ndjejnë aromën e bjeshkëve, freskinë e liqenit, madhështinë e Gjallicës. Nuk do jetë i largët ky moment! Me 14 Maj do nisë një erë e re, ajo e kthimit të Kukësit në orën e dinjitetit të humbur prej shtërngimit për ta braktisur prej varfërimit dhe injorim”, u shpreh kandidati I koalicionit “Bashkë Fitojmë ” z, Admir Sinamati.
Në takimin e zhvilluar në Kukë s në mbë shtetje të doktor Sinamatit ka qenë I pranishë m dhe kryetari partis Republikane z, Fatmir Mediu. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbështetjen e plotë të “Partisë Republikane”. Çdo votë e kësaj partie do marrë vlerë vetëm nën emrin e doktor Admir Sinamatit, si përfaqësuesi i denjë i kuksianëve! Kreu republikan Fatmir Mediu e ka vlerësuar kandidatin e koalicionit të opozitës “Bashke Fitojmë” për kryetar të bashkisë së Kukësit, mjekun Admir Sinamati. “Mendoj që jetojmë momentet më kritike të historisë tonë, të shpërbërjes së familjes dhe shoqërisë shqiptare. Sepse Shqipërisë Zoti i ka fal gjithçka, Zoti i ka dhënë me bujari, po për fatin e keq sot kemi në drejtim një politikë e cila bie ndesh me atë mundësi që na ka dhënë Zoti dhe me atë që duam të b,ëjmë të gjithë së bashku. Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur. Këtë po përpiqen të ndërtojnë, një shoqëri e cila bëhet skllave e interesave të qeverisë.”theksoi Mediu në takimin me votuesit e qytetit të Kukësit. Këto zgjedhje lokale të 14 Majit sipas Mediut janë të rëndësishme për fatin e Shqipërisë dhe ky është momenti dhe ora e shqiptarëve të mirë, të cilët duhet të bashkohen kundër së keqes.