Aktualitet

Pasaportë shqiptare për çdo të huaj që bëhet me fëmijë në  Shqipë ri

Një  ndryshim I ligjit për shtetësinë  parashikon dhënien e pashaportës shqiptare për të  gjithë  shtetasit e huaj që  bëhen me  fëmijë  në  Shqipëri. Gjithashtu jo vetëm kaq por ata që  duan të  marrin pasaportën shqiptare sdo të  kenë  më  kushte të  mësojnë  gjuhën apo historinë  shqiptare. Të huajt që lindin fëmijë në Shqipëri nuk do të kenë më kusht njohjen e gjuhës dhe historisë për të marrë nënshtetësinë. Në Kuvend është depozituar projektligji për shtetësinë ku propozohet heqja e kriterit të njohjes së gjuhës dhe historisë shqipe për disa kategori të huajsh. Nga ky ndryshim, edhe fëmijët e lindur në vendin tonë marrin automatikisht shtetësinë shqiptare, por me autorizimin e prindërve të tyre. Edhe këta të fundit mund të përfitojnë automatikisht shtetësinë, por duhet të kenë jetuar në vend për të paktën 3 vjet pa shkëputje. “I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet”thuhet në  projektligj. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, vetëm në vitin 2022 kanë marrë shtetësinë shqiptare 446 shtetas të huaj, ndërsa kërkesat kanë qenë pothuajse dyfish më të larta. Shumica e tyre janë shtetas nga Kosova, e ndjekur nga shtetasit nga Turqia dhe më të paktë në numër shtetas të bashkimit europian të martuar me shqiptarë.

Exit mobile version