Në qytetin e Vlorës, ende pa filluar mirë zezoni turistik, kanë nisur dhe problemet me furnizimin me ujin e pijshëm. Plot 8-ditë pa pikë uji në shtëpi. Kjo është situata që po kalojnë banorët tek Lagjia Pavarësia, konkretisht rruga Hasan Kushta, kompleksi Green Towers, zona përballë Kryqit të Kuq. Jo vetëm kaq por ky problem ka përfshirë dhe kompleksin e pallateve tek Spar Market dhe BKT Bank. Problemi I ujit, ska pasur të sosur, ka përfshirë dhe zonen e Bishti Kalldrëmit, Centrale pjesërisht, Rruga Transballkanike pjesërisht, pas Kuzumbabait dhe Tophanasë. Pikërisht tani me hapjen e sezonit turistik fillojnë problemet me ujin në verë me shumë sesa në dimër, ata e ndjejnë mungesën e ujit në banesat e tyre. Për inxhinieret e ujësjellësit në Vlorë në këtë lagje janë kryer punime disa here me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë por defekti i shkaktuar ditet e fundit është shumë problematik dhe ende nuk është bërë e mundur zgjidhja e situatës. Kjo kërkon një fazë të dytë për zbatimin e së cilës ende nuk ka informacione. Riparimi duket se po kërkon një kohë prej shumë ditësh, gjë që do të rezultojë se kjo lagje dhe zonat përreth saj do të qëndrojnë pa u furnizuar me ujë të pijshëm për shumë kohë . “Nuk na sheh njeri fare, ne duam ujë. Mbushim ujë atje poshtë. Ta sjellin ujin se e paguajmë ashtu si dritat.” thotë njëri prej banorëve të zonës që kanë 8 ditë pa ujë. “Unë s’kam ujë fare, e blejmë me bot. Nuk kemi ujë në vitin 2023 dhe serish vijnë e na kërkojnë votën kjo është cmenduri” shton një tjetër banorë I kësaj zone. Kanë pasur një takim në Bashkinë e Vlorës para disa ditësh, madje kanë nënshkruar edhe një peticion, dhe për këto probleme presin nga autoritetet që ta zgjidhin situatën pasi nuk mund të vazhdohet më kështu. Thonë se pushtetarët shkojnë tek ta vetëm kur u kërkojnë votën. U premtojnë shumë, por drejtuesit e institucioneve thonë banorët nuk kanë bërë asgjë.