Një ndryshim I ligjit për shtetësinë parashikon dhënien e pashaportës shqiptare për të gjithë shtetasit e huaj që bëhen me fëmijë në Shqipëri. Gjithashtu jo vetëm kaq por ata që duan të marrin pasaportën shqiptare sdo të kenë më kushte të mësojnë gjuhën apo historinë shqiptare. Të huajt që lindin fëmijë në Shqipëri nuk do të kenë më kusht njohjen e gjuhës dhe historisë për të marrë nënshtetësinë. Në Kuvend është depozituar projektligji për shtetësinë ku propozohet heqja e kriterit të njohjes së gjuhës dhe historisë shqipe për disa kategori të huajsh. Nga ky ndryshim, edhe fëmijët e lindur në vendin tonë marrin automatikisht shtetësinë shqiptare, por me autorizimin e prindërve të tyre. Edhe këta të fundit mund të përfitojnë automatikisht shtetësinë, por duhet të kenë jetuar në vend për të paktën 3 vjet pa shkëputje. “I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet”thuhet në projektligj. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, vetëm në vitin 2022 kanë marrë shtetësinë shqiptare 446 shtetas të huaj, ndërsa kërkesat kanë qenë pothuajse dyfish më të larta. Shumica e tyre janë shtetas nga Kosova, e ndjekur nga shtetasit nga Turqia dhe më të paktë në numër shtetas të bashkimit europian të martuar me shqiptarë.
Aktualitet
Pasaportë shqiptare për çdo të huaj që bëhet me fëmijë në Shqipë ri
- May 2, 2023
- 0 Comments
- 198 Views
Leave feedback about this