Aktualitet

Rreth 80% e aksidenteve rrugore, si pasojë e drejtuesve të mjeteve.

Sjellja e drejtuesve te automjeteve jo ne standaded e duhura eshte bere nje nder shkaktaret kryesore per shtimin e aksidenteve automobilistike. Në buletinin e INSTAT, pjesa e aksidenteve për muajin janar 2023 konstaton se referuar arsyeve që kanë çuar në aksident të dhënat tregojnë se në shumicën e rasteve shkak është bërë sjellja e drejtuesve të mjeteve.

“Aksidentet rrugore, në 79,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në buletinin e publikuar nga INSTAT.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke përbërë 23,8% të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Janar 2023.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës po sipas INSTAT-it, aksidentet në këtë grupmoshë janë rritur me 45.8%. Në muajin e parë të vitit, aksidentet automobilistike në mbi 15% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë.  Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria mbahen për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore. Shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani.Vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre. 

Exit mobile version