Hasi tashme njihet si zona qe jeton me kulturen dhe te ardhurat e emigranteve nga Britania e Madhe. Zona e Hasit është një ndër zonat me emigracionin më të lartë vecuar ne gjithe Shqiperine. Të gjithë të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe jetojnë në Europë por te perqendruar me se shumti ne Britanine e Madhe. Shumica prej banoreve te zones jetojnë në Angli. Në zonen e Hasit shumica e banorëve që jetojnë aktualisht ne kete vend, janë të moshës së tretë. Por edhe pse kanë ikur jashtë vendit, të rinjtë dhe hasjanët e kanë kthyer kokën nga vendlindja e tyre, duke investuar në blerje banesash dhe ndërtim biznesesh dhe në ngritjen e kullave e vilave të reja. E pra mepak fjale duam tju bejme me dije se zona e Hasit mbahet pikërisht si një nga zonat ku jetohet vetëm me të ardhurat e emigrantëve. Sapo futesh ne hyrje te Qaf Barakut pamja qe te del para te bejne te kuptosh se ne rrethinat e qytetit te Krumes jetojne vetem prindrit e emigranteve në Angli. Në qytetin e vogël të Krumes ne zonen e Hasit ndodhet një bar shume i vecante i pare rrallehere ne qyetete me ekonomi te zhvilluara. Bari ne mes te qytetit te Krumes quhet “Britain Resto Longue”, . Ky local eshte shume I vecante si ne ndertimin e tij ashtu dhe ne aredimin e brendeshem. Ku janë vendosur foto të Mbretëreshës Elizabeth II. Stili britanik ka hedhur tashme rrenje dhe ne qytetin e Krumes. Nuk eshte lene menjane edhe kabina ikonike e kuqe e telefonit, ikone kjo identifikuese per britaniket. Lokali eshte I dezajnuar ne menyre te tille qe te ben te fragmentizosh cdo detaj te perdorur, i mbushur me targa të vjetra makinash britanike, çka të bën të mendosh për një çast se je në Londër. Cdo detaj eshte marre nga Londra dhe perdoret ne Krume me shume delikatese nga pronaret e lokalit. Per momentin te duket sikur je ne nje lagje te Londres, por kurora e maleve qe rrethon Krumen qytetin e zones se Hasit te rikthen serish ne memorje te fresket duke lene te kuptosh se je ne Shqiperi. Banoret e zones jane shume mikprites e dashamires. Lokali eshte I mbushur me njerez. Madje syri te ze dhe emigrante qe kane ardhur per te takuar prindrit. Në Has, qyteti i vogël shqiptar, që ndodhet në verilindje të Shqipërisë, aty ku të duket vetja si në “Londër”, si një homazh për shtetin që ka marrë mijëra prej qytetarëve të saj, përkundrejt planit të qeverisë britanike për të reduktuar numrin e tyre. Kjo qytezë e vogël me rreth 22 mijë banorë është ndërtuar me paratë e dërguara nga banorët e saj që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, kjo për një jetë më të mirë. Per kete sna mbetet gje tjeter vetem qe te ngrihet zeri ne mbrojtje te emigrantet tane qe jetojne sot ne Britanine e Madhe. Në një artikull të Daily Mail, përmenden edhe akuzat e ndërsjellta mes dy vendeve tona, ndërsa citon edhe Kryeministrin Rama, referuar deklaratave të tij ndaj qeverisë britanike, pas akuzave të kësaj të fundit për një “pushtim” të Britanisë nga emigrantët shqiptarë. Shumë prej rezidentëve të kësaj zone thonë se ata zgjedhin të shkojnë në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë. Shqiptarët renditen ndër të parët grupime të vogla që kalojnë në masë kufirin nëpërmjet varkave, referuar statistikave të qeverisë britanike.