Aktualitet

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës/ Procedohen penalisht shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja 

Shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja në spitalin e Tepelenës janë proceduar penalisht.

Ata akuzohen se kanë shitur ilaçet e spitalit të Tepelenës, në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.

Gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Exit mobile version