Aktualitet

Shoqata e Siguruesve takim me gazetaret në Shkodër.

Shoqatat e Sigurimeve  në një bashkëbisedim me mediat ,evidentuan sfidat me të cilat tregu i sigurimeve përballet sot. “Mbroni të Ardhmen”, ky ishte slogani I ri me të cilin, Shoqata e Siguruesve informoi gazetarët për ecurinë, sfidat dhe problematikat e Tregut  të Sigurimeve sot. Mimoza Hajdarmataj, në emër të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë deklaroi, se ky event është i rëndësishëm në kuadër të përforcimit të punës së kësaj shoqate dhe në forcim të edukimit te tregut, ku zëri kryesor dhe informues ndaj konsumatorëve,  janë edhe mediat. Të  pranishëm në aktivitet ishin  përfaqësues nga të gjitha shoqëritë e sigurimeve të Jo Jetës dhe gazetarë të mediave si televizioneve dhe të portaleve të ndryshme. Përfaqësuesit e shoqatës dhe shoqërive të sigurimeve kërkuan më shumë mbështetje ndaj mediave dhe korrektësi në transmetimin e cdo rasti. Shoqata e Sigurimeve këtë vit shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj.  Kjo Shoqatë ka në ombrellën e saj  kompanitë e sigurimeve të Jo Jetës të cilat janë 8 gjithsej. Aktualisht në tregun e sigurimeve operojne 8 Shoqëri të Sigurimit të Jo Jetës dhe 4 Shoqëri të Sigurimit të Jetës.

Exit mobile version