Mungesa e fuqisë punëtore dhe e burimeve njerëzore sidomos në sektorin e shërbimeve dhe të bujqësisë, ka sjell ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi, për orintimin e të rinjve drejt shkollave profesionale. Në shkollën “Sadi Nuri” në Ndroq, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha së nxënësit e viteve të para që kanë nisur gjimnazin e përgjithshëm kanë mundësi transferimi drejt atyre profesionale.
“Ne kemi vendosur që të lejmë një periudhë e cila është deri në fund të Dhjetorit ku nxënës të cilët kanë filluar vitin e parë dhe shohin që nuk e gjejnë veten te lëndët e gjimnazit dhe duan të shohin një drejtim profesional të mund ta bëjnë atë duke u regjistruar në shkollat profesionale.”
Sipas ministres nxënënsit e shkollave profesionale futen më shpejtë në tregun e punës, por kjo nuk i ndalon ata të vijojnë arsimin e lartë.
“Të kesh një zanat nuk do të thotë të largohesh nga diploma për arsmimin e Lartë përkundrazi ti zgjedh zanatin duke shkuar në një shkollë profesionale duke ndërtuar karrierën edhe më shpejtë seç e bëjnë të tjerët.”
Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës së turizmit, Zak Topuzi, tha se kërkesa e sektorit të turizmit për punonjës është shumë e lartë, dhe punësimi i këtyre nxënësve është 100% i sigurt.
“Unë jam kryetar i bordit i shkollës së Hoteleri Turizëm. Shkolla jonë ka 850 nxënës dhe të gjithë janë të punësuar që në ditën e parë duke filluar që nga furra e bukës e lagjes e deri tek hotelet më të mëdha që ka Shqipëria.”
Fushatën e ndërgjegjësimit “ZGJIDH ZANATIN”, mbështet nga UNICEF dhe ka si synim promovimin e arsimit profesional, si çelësi i punësimit të sigurt.