Aktualitet

Situata me zjarret në vend, shuhen 20 vatra në 24 orë

Vetëm falë punës së palodhur të ushtarakëve Brenda 24 orëve janë shuar 20 vatra zjarri. Fal ekspertëve të kësaj fushe është bërë e mundur lokalizimi I flakëve dhe shuarja e tyre.

Ministria e Mbrojtjes njofton se 20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, falë përpjekjeve të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se 2 vatra zjarri mbeten ende aktive.

Problematike është situata në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet.

Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Vijon edhe sot operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë. 50 efektivë të FA i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit.

Exit mobile version