Aktualitet

Todi, inxhinieri shqiptar që dixhitalizoi kartevizitat përmes aplikacionit GOtaps.

Pandemine e ka percjellur me risi ne teknologji profesionin qe tashme e karakterizon. Këtë frymë ka sjelle ai se bashku me grupin e punes qe drejton. Eshte ideatori dhe dizajneri kryesor I projektit qe tashme e ka identifikuar dhe ate ne fushen e teknologjise. Zhvillimi I menjehershem I teknologjise dhe mungesa e edukimit te konsumatorit mbi kete fushe ka bere qe risite teknologjike ti perqafoj me ngadale.  Por  te vecantat e kesaj  nisme kane dale ne pah ne menyre te menjehershme. Një aplikacion i ri, për shpërndarjen e informacionit, pa pagesë, ka qene dhe projekti I finalizuar ne kohen e pandemise. GOtaps, u pagezua aplikacioni I shume miremenduar nga te apasionuar pas teknologjisë. Todi Karoli, një nga iniciuesit e projektit, rrëfen për Germo.al, se pse ndërmorën një sipërmarrje të tillë. “Shkëndija e parë e këtij projekti ka ndezur në fillimin e pandemisë, kur e gjithë bota hasi një problem shumë te madh, ne arritem te finalizojme projektin”, tregon inxhinieri I perkushtuar pas projektit qe tashme e ka bere te njohur ne cdo institucion. Por, siç shton më pas, në kohën e karantinimit, “u njohëm me teknologjinë NFC dhe pamë si mundësi që mund të krijonim diçka në lidhje me shpërndarjen e informacionit nëpërmjet saj”. Dhe ketu nisi gjithcka te finalizohej nga grupi I te rinjve I kryesuar nga Todi. Karoli shpjegon se aplikacioni GOtaps tashme eshte po perhapet kudo brenda dhe jashte Shqiperie. Gotaps “mundëson transferimin e të dhënave apo informacioneve që ne duam ta ndajmë me të tjerët”. Grupit te kryesuar nga Todi  iu desh një periudhë disa mujore për të arritur qëllimin e tyre, duke u dhënë mundësinë njerëzve për të shpërndarë informacionet e tyre me të tjerët. Nuk kane nevoje me te perdorin metodat e vjetruara. Ata këtë mund ta bëjnë në kohë të shkurtër dhe të shpejtë. Ai bën me dije se “nëse nuk doni të ndani të gjithë profilin tuaj, përdorni funksionin GO Direct për të ndarë drejtpërdrejt Instagram-in tuaj, TikTok, Kontet, Snapchat etj” GOtaps është një platformë, e cila synon të krijojë një treg të përbashkët për edukimin e biznesit dhe konsumatorit per te edukuar ate mbi te dhenat personale. “Ky aplikacion zëvendëson kartvizitat tradicionale me ato dixhitale ku vetëm me një prekje mund të shpërndahet informacioni tek personat e tjerë. E gjitha është në komunikim me telefonin ku hapen të dhënat personale. Sapo celulari bie në kontakt me këtë kartëvizitë automatikisht të hapët një klik në celular. Kartëvizitat tradicionale nuk I menaxhojmë dot, në momentin që na duhet kontakti I një kartëvizite, me siguri atë mund të kemi harruar diku. Me anë të aplikacionit GoTaps ke gjatë gjithë kohës kartëvizitat që regjistron thjesht I kerkon me emër.Kjo ul kostot për bizneset dhe redukton prerjen e letrës. Ka disa versione. Gotaps vlen dhe për kafshët, në momentin që kafsha humb, personi që e gjen mjafton ti prekë chipin me celularin dhe i dalin të dhënat e pronarit me të cilin është regjistruar “- sqaroi Todi Karoli

Nuk ke nevojë të printosh Kartvizita në letër tashmë mund t’a kesh atë digjitale përmes GOtaps.

GOtaps eshte aplikacioni I miremenduar nga krijuesit. Njekohesisht eshte I vetmi aplikacion ne Shqiperi qe ju vjen ne ndihme te gjithe bizneseve dhe jo vetem. Madje edhe personat e apasionuar pas teknologjise te cilet duan te kene te sistemuar profiling e tyre edhe online mund te pajisen me aplikacionin GOtaps  Sipas krijuesve,  aplikacioni eshte menduar t’I vije ne ndihme Cdokujt dhe te beje te mundur zëvendësimin e funksionit te kartëvizitave tradicionale. Todi u ben thirrje bizneseve qe te behen pjese e projekti qe ka krijuar dhe tashme po e drejton.  “Nuk është e nevojshme të kesh shpenzime mujore apo vjetore, pasi aplikacioni ofrohet falas. Ndërsa, avantazh tjetër është se kontaktet ruhen automatikisht në telefonin tuaj. Personi tjetër nuk është e domosdoshme të ketë aplikacionin apo etiketën për të marrë kontaktet”, shpjegon Karoli. Ai shton se aplikacioni funksionon në çdo smartphone. Lidhur me sigurinë, Karoli thekson se ata përdorin protokolle dhe elemente sigurie shumë të avancuar dhe siguron cdo klient apo ndjekes per sigurine ne standarded e duhura. Persa I perket sigurise ai shton se :“Elementet që përdoren në këtë aplikacion janë të ngjashëm me atë që përdorin bankat dhe platformat online të pagesave. Etika e GOtaps mund të sigurohet në disa forma. Dy prej tyre janë; kontaktimi në rrjetet tona sociale dhe pranë partnerëve tanë.  Ai shpjegon se sapo celulari bjerë në kontakt me këtë kartvizitë, hapet automatikisht liku, i cili mbante të ruajtura të gjitha të dhënat e kartëvizitave që janë ruajtur në këtë aplikacion.

Exit mobile version