Aktualitet

Studentët në kërkim të një shtëpie, të rinjtë nuk prefereojnë jetesën në konvikt

Në rrjete sociale dhe jo vetëm, janë bërë tejet të zakonshme lajmërime të kësaj natyre. Ndërsa afrohet nisja e vitit të ri akademik, studentët shprehen se akomodimi në kryeqytet bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të çmimeve të larta. “Në këtë periudhë për ne që vijmë nga rrethet është shumë e vështirë të gjesh vende në konvikt, ose duhet të japësh ndonjë lek që të gjesh dhomë. Prandaj kam zgjedhur shtëpi me qera por e ndaj me 3 shoqe të miat sepse nuk e përballoj dot vetëm, çmimet janë rritur shumë dhe në periferi mund të gjesh diçka mesatare.”tregon studentja M.N. Jo vetwm kaq por ajo shton se tani konviktet nuk janw shumw tw preferuar nga studentwt pasi nuk plotwsojnw dhe kushtet e njw banese.“Unë nuk e kam zgjedhur konviktin sepse nuk më pëlqen jeta në kolektiv. Jetoj në një shtëpi me qera në qytet studenti, për aq sa paguaj e kënaqur jam, e kam rregulluar me njohje. E ndaj me një shoqe.”M.N. vijon studentja. Ndërkohë, drejtoresha e konvikteve në “Qytet Studenti”, Anila Shehu, shprehet se përmes aplikacionit Qytetstudenti.tirana.al, studentët mund të përditësohen për vendet e lira ndërsa regjistrimet kanë nisur më datë 4 shtator dhe vazhdojnë gjatë gjithë vitit. “Sapo janë hapur aplikimet vendet u zunë përgjithsisht, kanë mbetur pak dhoma të lira. Këtë vit ka një rritje të kërkesës për tu akomoduar në konvikt. Në qytetin Studenti janë 22 konvikte, 9 prej tyre të rikonstruktuar dhe 5 janë në proces. Studentët paguajnë nga 45 mijë deri në 55 mijë lekë dhe mund të regjistrohen nga aplikacioi qytetstudeni.tirana.al.” udhezon Anila Shehu. Në godinat e rikonstruktuara, 8 dhoma janë të dedikuara për studentët me aftësi ndryshe dhe deri më tani janë rezervuar dy prej tyre. Konviktet shtetërore në kryeqytet kanë një kapacitet prej rreth 7 mijë shtretërish ndërsa në Tiranë jetojnë të paktën 22 mijë studentë në total.

Exit mobile version