Aktualitet

Studentët peticion online për reduktim tarifash “Të miratohet për Masterin. Bursa për studentët ekselentë”

Studentet kanë nisur të plotësojnë peticion online për reduktim të tarifave të Masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresat në nevojë.

Në peticion studentët shprehen se “nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40 mijë lekë të reja nga paga minimale për degët prioritare, ky është diskriminim për studentët e Masterit të cilët paguajnë tarifën e plotë që kushton nga 120 mijë lekë të reja deri në 160 mijë lekë të reja. Ndaj ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Kryeministri të marrin masa dhe të ofrojnë një plan për studentët e masterit të cilët duhet t’u reduktohet tarifa me 50% të shumës, ndërsa për studentët ekselentë dhe për shtresat në nevojë të ketë bursë për këto dy kategori”.

Në fund studentët shprehen se kërkojnë miratim të kërkesës në mënyrë që studentët të mos shohin si zgjidhje largimin nga vendi.

Exit mobile version