Shendetesi

Vaksinim me detyrim/ Në shkolla, kopshte dhe çerdhe mos pranohet fëmijë të pavaksinuar

Kur kanë mbetur edhe tri javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Instituti i Shëndetit Publik u kërkon të drejtorëve të çerdheve kopshteve dhe shkollave sidomos ato jopublike të mos regjistrojnë dhe pranojnë asnjë fëmijë që nuk ka  bërë vaksinat sipas kalendarit të detyrueshëm.

Ardhja e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme  ku ka sëmdunje infektive rrsikojnë përhapjen e tyre edhe në Shqipëri. Ekspertët e shëndetit janë të alarmuar për rënien e vaksinimit te fëmijëvë të vegjël ndaj fruth rubeolës. Por cilat janë risqet kur prekemi nga fruthi

 “Një nënë e prekur ng fruthi kur është shtatzënë, lind fëmijë prematurë, fëmijë nën peshë deri dhe vdekje fetale“, tha Silva Bino.

Rubeolën Bino e konsideron edhe më të rrezikshme, ndonëse ka shenja të ngjashme me fruthin si tempraturë, puçrra të kuqe.

“Shkakton verbim të foshnjës, shurdhim dhe probleme kardiake tek foshnja“, thekson Bino.

Ndonëse këto sëmundje nuk janë hasur pë prej viteve 2000 Bino shprehets e mund të rikthehen.

“Mund të rikthehen, këto nëna të reja që nuk janë vaksinuar nëse bien në kontakt na çon  në këtë situatë“, shprehet ajo.

Në Shqipëri po vijnë turistë nga vende të ndryshme por edhe  punëtorë nga vende si India, Kina e të tjera të largëta, të cilët mund të sjellin me vete sëmundje të ndryshme infektive.

Exit mobile version