Izolimi i familjeve shqiptare përgjatë pandemisë së Covid 19, bëri që fëmijët të privohen nga dalja në natyrë apo kënde lojërash.
Pikërisht kjo situatë ndikoi në uljen e ritmit të aktivitetit fizik, ndërsa shtoi orët pasive apo në gjumë të fëmijëve.
Një studim i fundi i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tek fëmijët në Europë, u pa se 15% e fëmijëve shtuan orët e gjumit përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë kjo shifër arrin në 17%.
Thuajse të njëjtin trend ndoqën edhe fëmijët në Shqipëri.
Të dhënat e mbledhura nga ekspertët e Institutit publik, bëjnë me dije se 10,1% e fëmijëve shtuan orët e gjumit gjatë ditëve të javës, në mungesë të aktiviteti fizik, e ndërsa në fundjavë, edhe në vendin tonë shifra rritet, duke bërë që 14,5% e fëmijëve të shtojën orët që kaluan në gjumë.
Por pati edhe nga ata fëmijë që përgjatë pandemisë së Covid 19, reduktuan orët e tyre të gjumit në krahasim me periudhën para pandemisë.
E thënë në shifra 9% e fëmijëve patën reduktim të orëve të gjumit përgjatë ditëve të javës dhe 6.5% fjetën më pak në fundjavë.
Ekspertët e shëndetësisë botërore, thonë se vetëm 75% e fëmijëve vazhduan rutinën e tyre te gjumit pa u ndikuar nga pandemia.
Fëmijët në San Marino u pa se patën rritje më të madhe të orëve të gjumit në periudhën e pandemisë.