Ne Shqipëri para pak kohesh është kryer një studim mbi sjelljen e konsumatorëve familjarë ndaj konsumit të energjisë elektrike. Familjaret qe jetojne ne shtepia private jane treguar me “shpordorues” se sa ata qe jetojne ne apartamente , pallate. Sipas studimit të Entit Rregullator të Energjisë, familjet që jetojnë në shtëpi private konsumojnë të paktën 3 herë më shumë energji sesa ato që jetojnë në një pallat. “Një familje mesatare që jeton në një shtëpi të veçuar konsumon gati tre herë më shumë energji sesa një familje që jeton në një ndërtesë që ka pesë, ose më shumë apartamente,” thuhet në studim.Sipas ERE, familjet e përdorin energjinë më shumë për ngrohje, por një pjesë të mirë të konsumit po zënë edhe pajisjet elektronike, “Të paktën 37 për qind e këtij konsumi lidhet me dy përdorime përfundimtare që janë ngrohja e hapësirës dhe klimatizimi. Ngrohja e ujit, ndriçimi dhe ftohja janë përdorime pothuajse universale të energjisë gjatë gjithë vitit në shtëpi. Këto tre përdorime përfundimtare të kombinuara përbënin 27% të përdorimit të përgjithshëm vjetor të energjisë në shtëpi Pjesa e mbetur prej 36% e përdorimit të energjisë në shtëpi janë për pajisje të tilla si televizorët, pajisjet e gatimit, larëset dhe tharëset e rrobave, si dhe një listë në rritje e pajisjeve elektronike duke përfshirë kompjuterët, tabletët, telefonat inteligjentë, etj.,” thuhet në studimin e ERE.