Shendetesi

Turizmi Dentar ne Shqiperi, 70% më lirë se në Europë. 

Dhembe te bukur e te sigurte vetem në Shqipëri , ky është trendi më i ri i turistëve të huaj qe sa vjen e shtohet ne vendin tone. Shtetas qe shikon me se shumti jane nga  Italia, Anglia, Rumania e shumë vende të tjera. Keta turiste zgjedhin vendin tonë për një arsye shumë të thjeshtë, çmimi i lirë krahasuar me vendet e tyre te origjines. Marko është nga Italia. Ka kryer fazën e parë të punimeve te dhembeve, në Shqipëri.

 “Çmimet variojne nga puna që duhet bërë, por më duhet të them se kam kursyer shumë më tepër nga sa do shpenzoja në Itali, duke pasur të njëjtën cilësi. Kam kursyer rreth 50 për qind të shpenzimeve që do bëja në Itali”, tregon ai.

Numri i pacientëve të huaj është rritur në vite në klinikat shqiptare.

Ermira Elmazaj thotë se ka një interes nga të gjitha grupmoshat, nga 20 vjeç e deri në 70. I vetmi ndryshim janë shërbimet e kërkuara.

“Moshat e reja kanë një interes ekstremisht të lartë për terapitë e drejtimit të dhëmbëve, ngjyra e dhëmbëve ka filluar ti bezdisë shumë, kanë një dëshirë ekstreme për të zbukuruar buzëqeshjen. Kurse moshat e mëdha kanë interesin në implante, sepse ka një shpenzim goxha të lartë në shtetin e tyre”, thotë  Ermira Elmazaj, dentiste.

Turizmi dentar ka të njëjtat shërbime si dhe guidat turistike. Janë klinikat ato që paguajnë për biletën dhe hotelin. Në disa raste, pacientëve u ofrohet dhe një tur nëpër kryeqytet.

“Kam filluar të kuptoj se turizmi dentar në Shqipëri ishte interesant, pasi pashë miqtë e mi që kishin shkuar në Tiranë për të vizituar klinika dentare. U informova dhe pyeta veten: përse jo? Punimet bëheshin mirë. Kështu që vendosa të shkoj dhe të pyes për preventivin dhe për të kuptuar atë që mund të bëja”, thotë Bob, nje I ri I ardhur nga Anglia.

Në Shqipëri ka rreth 1300 klinika dentare, 4000 mijë dentistë të licencuar, 1200 nga të cilat të vendosur në Tiranë. Ky është një numër i lartë për popullsinë vendase, por me rritjen e numrit të pacientëve të huaj, duket se ka punë për të gjithë.

Exit mobile version