Benefitet e sportit janë të lidhur me sisitemin imunitar. Aktiviteti muskulor provokon një gjendje inflamatore, dhe kur kjo ndodh qelizat imunitare aktivizohen për ta mbajtur nën kontroll këtë dhe për të ndihmuar muskujt të përmirësojnë rezistencën. Në studimin e fundit të kryer për këtë gjë, autorët kanë zbuluar se gjatë aktivitetit fizik aktivizohen edhe një grup qelizash imunitare, që zakonisht janë elementë thelbësore në sëmundjet autoimunitare.
Gjatë aktivitetit fizik të rregullt, këto qeliza vihen në lëvizje për ta kontrastuar inflamacionin, dhe e kthejnë në efiçencë. Ndërsa gjatë eksperimenteve në laborator, kur këto qeliza nuk aktivizohen atëherë inflamacioni është jashtë kontrollit, metabolizmi muskular është me luhatje drastike dhe lëshohen në organizëm sasi të tepruara interferoni.