Tirana vijon të mbipopullohet. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Tirana është i vetmi qark i vendit, i cili shënoi rritje të popullsisë në 2022, krahasuar me një vit më parë, ndërsa 11-të qarqet e tjerë shënuan rënie. Kreyqyteti u rrit me 0.6% duke regjistruar në mbi 925 mijë banorë në 1 Janar të ketij viti.
Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 3,6 %), Berat (- 3,1 %) dhe Dibër (- 2,9 %). Sipas statsitikave zyrtare Tirana zë rreth 33,5 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5 % dhe 9,8 % përkatësisht.
QARQET MË TË POPULLUARA:
Tirana 33.5% e popullsisë
Durrësi 10.5% e popullsisë
Fieri 9.8% e popullsisë
Sa u përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 1,9 % deri 4,1 % të popullsisë gjithsej. Lëvizjet demografike kanë pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022 numri i imigrantëve ishte 13.963 persona: 51,9 % më shumë, krahasuar me 2021.
Në rang kombëtar, popullsia ka zbritur në 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me 1 Janarin 2022.